E kthyer si një telenovelë me seri, kënga “Nallane” e Florit pritet të vijë në versionin e saj të tretë.
Pas “Nallane 1” dhe “Nallane 2” që i solli me mikun e tij Vik Kraja, producenti këtë herë ka rezervuar një të ftuar special. Ajo është këngëtarja Arilena Ara e cila së fundmi ka nisur një bashkëpunim me Mumajesin i cili sipas gjasave premton të jetë jetëgjatë. Ka qenë vetë Flori ai që zbuloi bashkëpunimin nëpërmjet këtij postimi dhe duket mjaft optimist për suksesin e këngës.