Nëse kishit edhe më të voglin dyshim që mes tyre ka më shumë se thjesht bashkëpunim profesional, Enca ju “ndriçon” me një detaj të vogël por mjaft domethënës.
Dy zemra të postuara në Instagramin e saj vetëm pak minuta më parë me diçitura që flasin shumë. “Kur dy peshore bëhen bashkë, është një dreq ngatërrese dashuri-urrejtje” si dhe, “Je budalla por të dua”.
Të dy postimet kanë si adresë @zinizin, faqen zyrtare të Noziyt por një minutë pas postimit, pason edhe pendimi i Encës. Këngëtarja i heq të dy postimet që nxjerrin zbuluar ndjenjat e saj por sigurisht që një “zbulim” si ky nuk kishte si t’u shpëtonte syve kureshtarë. Tani gjykimi mbetet në dorën tuaj. Keni akoma dyshime se “The King” and “The Queen” janë vetëm miq të mirë në jetë dhe bashkëpunëtorë të suksesshëm në skenë?!