E ndërsa shumë prej jush tallen me Taylor Swift, ajo është e zënë duke shijuar zerot në llogarinë e saj bankare.
Është bërë e ditur orët e fundit se këngëtarja kryeson listën e përvitshme të Billboard sa i përket fitimeve më të mëdha përgjatë vitit 2015-të. Vetëm nga tour-i botëror "1989" Swift ka fituar plot 61.7 milionë dollarë. Pa përfshirë këtu 4.1 milionë të fituara nga albumi cover "1989" i Ryan Adams, si dhe 7.2 milionë nga shitjet e vetë albumit të saj. Me pak fjalë 33.7 milionë dollarë fitime më tepër se artisti i pozicinuar në vend të dytë, që në këtë rast është Kenny Chesney. Të tretët janë renditur The Rolling Stones me 39.6 milionë, ndërkohë që top 5-shen e kanë mbyllur Billy Joel dhe One Direction!