Kylie Jenner është në qendër të vëmendjes prej shtatzënisë së saj të mundshme. E sigurisht që bukuroshja e familjes Kardashian, e lumtur nga fakti që pritet të bëhet nënë (ende jo zyrtare), mësohet të ketë hapur bllokun e çeqeve për të shpenzuar për vajzën që po prêt me reperin e njohur Travis Scott.
20-vjeçarja ka shpenzuar deri tani, rreth 70 mijë dollar vetëm për rroba dhe aksesorë për vajzën e saj, bën me dije sajti i njohur TMZ. Një burim i afërt me Kylie është shprehur për TMZ: “Do të jetë vajza e veshur më bukur që keni parë ndonjëherë”. Sipas TMZ, Kylie ka shpenzuar shumë para në blerjet online dhe deri tani ka blerë mjaftueshëm për të mbushur një dollap të madh.
Ehh, kushedi sa dollapë do ketë vajza që pritet të lindë!