INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk do ta besoni se ç’ndikim ka ky veprim në marrëdhënien tuaj në çift

Nuk do ta besoni se ç’ndikim ka ky veprim në marrëdhënien tuaj në çift

Publikuar më: 22:30 16-03-2020

Përkëdhelja nuk tregon vetëm aftësinë tuaj për të qenë tërheqës, por sipas disa studiuesve, ul edhe nivelin e stresit. Për më tepër, nëse kolesteroli juaj është i lartë, përqafimi ndihmon në balancimin e tij. Përkëdhelja, sipas ekspertëve, mund të jetë ajo që ju afron me gjysmën tuaj më të mirë.

1. Përkëdheljet lëshojnë në tru substancën e të ndjerit mirë.

Përkëdhelja mund t’ju ndihmojë të ndërtoni një marrëdhënie afatgjatë dhe më të fortë. Ajo funksionon në të njëjtën mënyrë si edhe puthja që i jepni personit të zemrës para se të niset për në punë. Diçka e tillë mund të zgjasë jetën e një burri deri në 5 vjet. Çiftet nuk e mohojnë faktin se përkëdheljet ndikojnë në intmitet, por mund të dyshojnë se kjo i bën të varur nga njëri-tjetri.

Një hormon i thjeshtë është arsyeja që qëndron pas kësaj varësie romantike: Oksitoksina. Ky është i njëjti hormon që prodhon qumështin tek nëna ose që ndikon në lidhjen e saj me foshnjën. Me kalimin e kohës, shkencëtarët kanë kuptuar se hormoni prodhon ndjenja të lumturisë, ngrohtësisë dhe dashurisë. Në thelb na bën të ndihemi mirë.

2. Si bëheni të varur ndaj shpirtit binjak

Shkencëtarët kanë zbuluar se hormoni lëshohet në sasi të mëdha nga truri, kur kemi kontakt fizik me dikë që është i rëndësishëm për ne. E thënë thjesht, kjo na bën të varur dhe trupat tanë e dëshirojnë atë gjithnjë e më shumë. Pra, nëse partneri juaj është i fiksuar pas përkëdheljes me ju, mund të ketë një shpjegim shkencor për këtë.

3. Oksitoksina mund të zvogëlojë mundësinë për të tradhtuar

Hulumtimet e bëra nga psikiatri Rene Hurlemann, kanë treguar se shpërthimet e shpeshta të oksitoksinës i bëjnë partnerët më tërheqës për ne, duke ulur nevojën për dikë tjetër, pra duke shmangur tradhtinë.

Article Logic
Execution time: 0.0035610198974609