Atij i është dashur të veshë çdo ditë tanga në setin e xhirimit për filmin “Spider-Man: Homecoming”.
Dhe 21 vjeçari Tom Holland së fundmi bëri me dije se nuk kishte asnjë zgjedhje tjetër përveçse të mësohej me këtë lloj të ri “veshjeje”. “Gjithçka kisha nën konstumin e superheroit ishin një palë tanga. Ata m’i sollën që ditën e parë dhe më thanë që këto ishin tangat e mia”, ka rrëfyer aktori i ri amerikan. Madje Holland tregon që jo vetëm nuk e priti mirë diçka të tillë, por u shqetësua edhe nga fakti nëse “e pasmja e tij do të ishte më si më parë”. Një shqetësim i mirëkuptueshëm pasi askush nga ne nuk e di se çfarë do ta priste. Ok, ndoshta dikush edhe mund ta dijë...