Lori Hoxha i ka shfrytëzuar këto ditë për tu relaksuar në Los Angeles.
Atje ka takuar edhe mikeshën e saj Era istrefin. Dy biondet më të komentuara kanë postuar video në momente argëtimi me njëra-tjetrën ndërkohë që vetë Lori na zbulon edhe arsyen e vërtetë të vajtjes së saj atje. Duke qenë një figurë publike me një imazh të kuruar në çdo dalje, nuk kishte si të mos frekuentonte edhe parukieren e preferuar edhe nga shumë yje të huaj, Taunin. Lori ka lyer flokët në sallonin e kësaj të fundit dhe duket mjaft entuziaste për rezultatin final. /intv.a/