Barcelona si një nga klubet më të mëdha në Europë, padyshim që gjeneron shumë para.
Por këto të ardhura sipas statistikave të publikuara, duket se shpenzohen po në klub. Verën e kaluar u raportua se 84% e të ardhurave të Barcelonë shpërndahej në formën e pagesës te lojtarët e ekipit.
Gjithashtu edhe këtë vit është po e njëjta situatë dhe madje raportohet se përqindja është rritur pasi shumë "yje" të skuadrës kanë kërkuar rritje page në mënyrë që të rinovojnë kontratat.