Teknologjia do të “infektojë” edhe Policinë e Shtetit!
Së shpejti policia do të patrullojë me dron në kryeqytet. Ky është një projekt pilot i Policisë që pritet të aplikohet fillimisht nëTiranë dhe mësohet se droni do të jetë i pajisur me kamera shumë cilësore të cilat do të filmojë nga ajri zonat që patrullohen. Droni do të patrullojë çdo ditë në akse rrugore dhe zona të përcaktuara nga një plan i hartuar mbi bazën e riskut.
Ruajtja filmimeve të dronit do të jetë e njëjtë si ajo e kamerave të trupit të policisë rrugore.
Kjo risi e policisë pritet që të shërbejë në uljen e kriminalitetit në kryeqytet dhe në raste ngjarjesh zbardhjen e shpejtë të tyre. Sipas testimit të bërë nga policia, droni mund të përshkruajë distanca të mëdha në Tiranës për vetëm 3 minuta.
Në këtë shpejtësi në raste ngjarjesh policia do ta ketë më të lehtë të ketë prova të vlefshme filmike të vendngjarjeve që do e ndihmojnë për kapjen e autorëve në flagrancë.