Më në fund Irina Shayk tregon trupin në më pak se një muaj pas lindjes...në bikini!
Shumë do ta kishin konsideruar të rrezikshme një pozë të tillë duke marrë parasysh imazhin prej femre superseksi që ajo ka lënë tek të gjithë, por Irina nuk ka se për çfarë të frikësohet. Pikërisht ashtu pasi supermodelja 31 vjeçare duket thjesht fantastike në më pak se një muaj pas lindjes. Ajo publikoi foton me mbishkrimin “situata katuale”, duke treguar progresin që ka bërë trupi i saj pasi i dha jetë Lea De Seine, vajzës së Bradley Cooper. Nuk do ta kishim besuar po të mos e shihnim me sytë tanë.