INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk do ta besoni si e thërrasin njëri-tjetrin Zayn Malik dhe Gigi Hadid!

Nuk do ta besoni si e thërrasin njëri-tjetrin Zayn Malik dhe Gigi Hadid!

Publikuar më: 19:00 20-03-2017

Zayn Malik ka hapur zemrën më në fund!

Ai ka dhënë një intervistë për “The Times”, ku ka folur shumë rreth problemeve me ankthin çrregullimet me ushqimin, dhe se si e dashura e tij Gigi Hadid luajti një rol të rëndësishëm për të.

Duke folur se si ankthi luajti një rol kyç në vendimin e tij për të lënë One Direction në vitin 2015, Zayn Malik tha se tashmë s’ka më probleme të tilla. “Ishte diçka me të cilin po luftoja kur isha te 1D. Njerëzit e dallonin forcën time aty. Jemi të gjithë humanë. Njerëzit shpesh herë kanë frikë t’i pranojnë vështirësitë, por unë nuk besoj se duhet të ketë një “luftë” me çdo gjë, kjo është e vërteta.

Ai është shprehur gjithashtu se kur ishte në grupin One Direction, vuante për të ngrënë dhe kur u kthye te e ëma, e kuptoi se çfarë kishte humbur.

Për sa i përket të dashurës së tij, modeles Gigi Hadid, këngëtari 24 vjeçar u shkre se ka jetuar me të që nga viti i kaluar dhe ajo ka dalë me familjen e tij, edhe pse nuk kanë qenë asnjëherë në qytetin e tij Bradford.

Zayn ka zbukuar se e thërret atë Gee, ndërkohë që Hadid e thërret Zee. Kanë edhe pseudonime të tjera, të cilat ka vendosur t’i mbajë private. 

Article Logic
Execution time: 0.0035691261291504