Ajo është e njohur për të pasmen e saj bombastike, e cila mund të jetë e të njëjtave përmasa me atë të Nicki Minaj.
Pra, nuk është shaka! Dhe reperja australiane e tregoi edhe një herë se sa i vlen “lëkura” në performancën e çmimeve Univision në Florida. Iggy u shfaq e veshur me një pantallona të cilat në pjesën e prapme ktheheshin në tanga shumë të ngushta. Por ajo u kujdes që ta “mbulonte” të pasmen e saj me rripa të cilat e bënë të dukej edhe më përvëluese se në fillim. Bukuroshja 27 vjeçare dhuroi një spektakël të vërtetë, dhe të mendosh që nuk e kemi dëgjuar fare duke kënduar.