INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk do ta besoni si janë njohur! Po ju e dinit që kjo këngë e Stresit i dedikohet të fejuarës së tij Kejsit? [FOTO]

Nuk do ta besoni si janë njohur! Po ju e dinit që kjo këngë e Stresit i dedikohet të fejuarës së tij Kejsit? [FOTO]

Publikuar më: 17:27 24-07-2018

Stresi dhe Kejsi rrëfejnë historinë e tyre të dashurisë! 

Disa muaj më parë reperi i njohur Stresi dha lajmin e bukur se ai dhe partnerja e tij Keisi u fejuan. Madje ai shtoi se shumë shpejt do të organizonin edhe dasmën. Ata janë ‘’martuar’’ tashmë, pa propozim por duke ndjekur traditat shqiptare me familjen.

“Nuk kam dashur kurrë të më ulet në gjunjë dhe të më bëjë një propozim, sepse do të sikletosesha. Kemi vendosur shumë thjeshtë. Duke biseduar me familjet tona menduam për planet për njëri-tjetrin dhe vendosëm, pastaj ndamë datën. Shkëmbyem nishanet dhe ndoqëm të gjitha traditat e tjera shqiptare. U veshëm thjesht, mblodhëm njerëzit më të afërt dhe aq ishte. Celebrimi ishte siç doja unë ndërsa dasma do jetë sipas Stresit, siç do ai, e madhe.”- u shpreh Kejsi për revistën “Who”.

Por si dhe ku u njohën Kejsi dhe Stresi?

“Ka nisur në lagje përpara 3 vitesh e gjysmë. Unë njihja mamin e Kejsit nëpërmjet vëllait tim, iu prezantova asaj si djali i vogël i familjes. Pak më vonë kaluan Kejsi dhe motra e saj, por unë nuk i kushtova shumë rëndësi. Ditën tjetër mami Kejsit më kërkoi të bëjmë një foto bashkë dhe unë pranova, pasi mbaroi tha që donin edhe vajzat foto, por ato ikën.Ishte këmbëngulja e fillimit, doja patjetër ta takoja. Kur u takuam unë prita që të ishte një përshëndetje e thjeshtë meqë kishim folur vetëm në ‘Instagram’, por Kejsi m’u hodh në qafë.” – tha reperi shqiptar.

who.jpeg

 

“ Mos e ekzagjero (qesh). Çështja ishte që ne flisnim 24 orë dhe unë nuk mund t’i rrija me turinj. Unë po ecja para dhe kur arrita te shkallët, siç isha u ktheva dhe i hapa krahët. Ky u çudit shumë, dukej që nuk e priste”. – tregoi Kejsi.

Askush se dinte që kënga ‘Femër prej Shqipërie’ e Stresit, i kushtohet Kejsit edhe përse në atë kohë çifti nuk komunikonte me njëri – tjetrin.

“Ja kam kushtuar, është kënga. Kur e nxora i thashë ta gëzosh. Madje në atë kohë nuk flisnim fare, më kishte bërë ‘block’ në çdo rrjet social dhe gjithçka. Në ‘Instagram’ kemi vendosur të mos e ndjekim njëri-tjetrin, ajo mund të ma shohë në 100 mënyra, unë e kam më të vështirë.” – tregoi Stresi.

Për të gjithë fansat e Stresit kemi një lajm të keq! Reperi shqiptar ka vendosur të heqë dorë nga muzika, për t’iu përkushtuar tërësisht familjes.

“Plani im për karrierën është ta mbyll me një album që do i bëj të gjithë të qajnë. Do tregojë prapaskenat e reperave, do tregoj gjithçka që njerëzit nuk dinë, çdo gjë të ‘neveritshme’ që ata kanë bërë, nëpërmjet tekstit të këngës. Unë nuk kam qenë këngëtar, por misionar në muzikë.” – tha Stresi, duke konfirmuar se së shpejti do të shpërngulet tërësisht nga Shqipëria./Revista Who.

Article Logic
Execution time: 0.0038719177246094