Në postimin e ri të Elvanës nuk mund të mungonte kurrsesi komenti tipik i Ermal Mamaqit. Teksa këngëtarja ka postuar këtë foto ku ndër të tjera tregon se në këtë periduhë është në paqe me veten, Ermali është treguar vigjilent dhe ka komentuar menjëherë duke prishur këtë moment qetësie të saj. “Hidhi te koshi ato facoleta dhe çoje te lavamani filxhani se më plase. Sa lava. Ti prap ma bën rrëmujë”, i shkruan Ermali i cili duket se ka qenë shumë i vëmëndshëm në detajet e sfondit të fotos.
“Shshsh se po lutem”, ia ka kthyer Elvana.