INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk do ta besonit, por këta YJE showbiz-i kanë disa talente të fshehura të çuditshme

Nuk do ta besonit, por këta YJE showbiz-i kanë disa talente të fshehura të çuditshme

Publikuar më: 16:19 11-10-2018

Ata për të gjithë ne janë të njohur për talentin e tyre në muzikë, aktrim etj dhe kanë fituar zemrat e publikut. I kemi parë ta bëjnë në mënyrën më të mirë të mundshme punën e tyre, dhe jo më kot jemi fansa të tyre. Disa aktrojnë shkëlqyeshëm, disa këndojnë e fitojnë çmime, të tjerë “thyejnë” internetin, por në fakt nuk kishim njohuri se këta personazhe të famshëm, kanë edhe nga një talent të fshehur që mund të konsiderohen edhe si një talent apo aftësi e çuditshme. Sot në emisionin “Fun Day” me modertoren Fatma Methasanin janë ndarë disa prej tyre:


1.Beyonce arrin që të luajë me sytë e saj, por gjithashtu edhe të lëvizë veshët dhe të nxjerrë shpatullat në pah.

2.Aktorja e njohur Amanda Seyfried ka aftësi në punimet me grep dhe arrin që të bëjë kapuçe për në dimër.

3.Modelja e famshme Kendall Jenner mundet që të bëjë tingullin e zogjëve.

4. Ariana Grande imiton të qarën e fëmijeve.

5.Jessie J mundet që të këndojë me gojën mbyllur.

6.Përveç talentin në këndim, Justin Bieber është edhe një baterist shumë i mirë.

7.Cara Delevingne bën beat box.

8.Këngëtarja e njohur Camila Cabello arrin që të transformojë gjuhën e saj në një trëndafil.

9.E kishit menduar që Kylie Jenner mund të kishte talent në muzikë? Ajo arrin që të këndojë jo keq.

10.Katy Perry arrin që të lëvizë qafën e saj në një mënyrë shumë të çuditshme.

11. Kim Kardashian ka një “shqisë” të 6-të, pasi nuhat personat që kanë dhëmbët e prishur dhe nuk ka gabuar asnjëherë.

12.Po Barack Obama e kishit menduar që mund të këndonte? Po, ai madje mundet që të këndojë shumë mirë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037510395050049