Dhe nuk ka mënyrë për të shfaqur flokët e reja se sa me një (zh)veshje provokuese apo jo?
Në fakt bëhet fjalë për një paruke, por gjithsesi ndryshimi është goxha i madh. Bukuroshja 20 vjeçare ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një foto shumë tërheqëse dhe provokuese. Si gjithmonë, ajo nxjerr shumë “lëkurë” me veshjet e saj përvëluese, edhe pse është për t’u habitur fakti se këtë herë pjesa më delikate e trupit të saj është e mbuluar. Ndoshta me siguri për faktin se pjesën më të madhe e zënë këmbët e vëna jo pa qëllim njëra mbi tjetrën, pasi veshja e saj duket shumë e vogël për të mbuluar gjë. Megjithatë këtë herë ajo që ka spikatur më shumë janë flokët e sa të reja, ose parukja që e ka shndërruar modelen amerikane ne një kaçurrelse të vërtetë. Nuk e kishim parë kurrë Bella-n kështu dhe duhet të themi që nuk ngjan aspak keq.