Ai mund të jetë shndërruar në shumë personazhe për rolet e ndryshme, ama këtë herë nuk ka patur nevojë për shndërrim për të mos u njohur. Moderatori është rikthyer shumë pas në kohë dhe ka publikuar për herë të parë këtë foto. Ai shfaqet mes miqve të vjetër të cilët i përmend me emra dhe për të gjithë ata që ende nuk kanë munduar ta njohin Mamaqin, ai shkruan: Vitet 90'. Nuk kishim Insta. Luanim me top. Flori,Bona,Arbër,Rezi. dhe unë si okllai...11 Janari’. Po të mos na e thoshte vetë, vështirë ta gjenim. Aq shumë ka ndryshuar.