Po ju, a do ta kishit prekur?
Ndërkohë që punon me xhirimet e klipit të tij të ri, Genc Prelvukaj është përballur me një situatë ku padyshim veproi ndryshe nga shumica e njerëzve. Ai duket se ka gjetur një gjarpër të ngordhur në mes të rrugës, të cilin ka vendosur që ta marrë në duar. Më pas artisti kosovar e ka ndarë pamjen e gjarpërit të pajetë në Insta story-n e tij, dhe nuk ka rezistuar dot pa bërë një batutë për këtë rast. “Dj Snake” ka shkruar ai në foton ku duket qartë koka e gjakosur e gjarpërit, duke e lidhur me shaka në këtë mënyrë me producentin e famshëm amerikan. Dhe në rast se po vrisnit mendjen...jo, ne nuk do ta kishim prekur.