Prej disa kohësh këngëtarja shqiptare Era Istrefi është në një lidhje me Julian Perreta. Ata vazhdimisht shprehin dashurinë që kanë për njëri-tjetrin në Instagram duke lënë komente interesante.
Së fundmi Era ka postuar një foto, e cila mesa duket është pjesë e këngës së saj të fundit, pasi në mbëshkrim të fotos është një pjesë e tekstit. “Nuk do të harxhoj kohën me ty!”, ka shkruar këngëtarja, ndërkohë që nuk ka vonuar një koment epik nga i dashuri i saj Perreta. “Ti mund ta harxhosh kohën time!”, ia ka kthyer këngëtari i huaj dhe ne na u bënë sytë zemra.