Ajo është padyshim një nga supermodelet më tërheqëse në botë.
Dhe Gigi hadid e provoi edhe një herë se pse është në elitën e modelingut nëpërmjet setit të saj të fundit fotografik. këtë herë ajo ka pozuar për shtëpinë italiane të modës, Max Mara, të cilët duket se kanë bërë zgjedhjen e duhur me supermodelen amerikane. Bukuroshja 21 vjeçare tregoi çdo centimetër të fizikut të saj mbresëlënës në një shkrepje shumë seksi. Me pantallona të ngushta, barkun e tonifikuar jashtë dhe gjoksin të ekspozuar dhe vënë në pah siç duhet nga reçipetat tërheqëse, Gigi Hadid ishte një spektakël për t’u shijuar. Por po të mos shikonim me vëmendje, mund edhe ta ngatërronim në pamje të parë për shkak të look-ut të saj të ri. Kacurrëlat portokalli janë shumë larg asaj që jemi mësuar të shohim zakonisht të Gigi, por edhe kjo zgjedhje ishte e duhur pasi asaj i shkojnë shumë. Edhe një herë bëri të gjithë zgjedhjet e duhura.