President Obama dha konferencën e tij të fundit si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe fjalët e tij ishin gjithçka përveçse të ëmbla.
Ai i dha një paralajmërim Presidentit të ri Donald Trump, duke thënë se do të dilte nga pankina e politikës për t’u rifutur në debat pëse ky i fundit do të shkonte kundër “vlerave themelore”. Në konferencën e fundit para se të largohet nga zyra, Obama tha se nëse do të kishte “diskriminim sistematik” apo “heqje të të drejtave të votimit” ai do të hiqte dorë nga heshtja dhe do të fliste me zë të lartë. Presidenti ende në zyrë tha se mund të rimendojë rolin e tij të pas-presidencës në rast se sheh gjëra që nuk i pëlqejnë dhe do të luante një funksion edhe më të fuqishëm në Partinë Demokratike, aktualisht pa lider, në opozitën ndaj administratës Trump. Obama deklaroi se nuk mund të qëndrojë pa ndërhyrë nëse Trump do të dëbonte fëmijët apo “ndëshkonte” emigrantët që kanë ardhur në Amerikë kur ishin ende fëmijë. Fjalë të forta nga një President të cilit duket se nuk i shkon për shtat petku i ish-it.