IN Tv synon gjithmonë të jetë IN, ndaj dhe risitë që përqafon janë gjithmonë unike. Për të gjithë ndjekësit e mediave online, konkretisht Facebook, IN Tv sjell asistentin virtual IN-Bot. Platforma më e re ju jep mundësinë që teksa klikoni në mesazhet e faqes sonë zyrtare në Facebook, të lidheni direkt më asistentin virtual. Një menu tejet interaktive do t’ju prezantohet, gjeni aty programacionin e IN Tv, Abonimet, Social Media apo edhe kontakti i drejtpërdrejtë me ne.
Për të gjithë ju që ndiqni shumë të rejat më të fundit nga showbizz, magazina, sporti apo të tjera kategori nga www.intv.al IN-Bot ju jep mundësinë të abonoheni në to, sipas dëshirës. Në Menu ju zgjidhni kategorinë Abonimet IN. Shikoni një nga kategorite tuaja të preferuara dhe zgjidhni sipas preferencës suaj kë dëshironi. Më pas zgjidhni mënyrën e abonimit ditor/javor/mujor apo edhe orën së kur doni t’ju mbërrijnë në messenger lajmet e preferuara nga intv.al. E sigurtë që deri me tani s’keni pasur kaq akses interesant dhe ndryshe, ndaj provoje tani!
Po ashtu ju mund të drejtojeni në Menu, tek pyetjet e shpeshta apo nëse doni të bisedoni për diçka konkrete të shkoni tek “Bisedo me menaxherin”. IN-Bot është një platformë krijuar nga Orescha ndërsa ju duhet ta provoni tani.
Për IN-Bot edhe Jonka ka folur në Geek Room, videon të cilën e gjeni më poshtë.