Janë nga ato llogari që nuk i rezistoni dot t’i jepni ‘like’! Instagrami është kthyer padiskutim në rrjetin social të preferuar, por pavarësisht se mundohemi që listën e personave që ndjekim ta kemi më të vogël se ata që na ndjekin janë disa personazhe që na tundojnë dhe nuk mund të mos i ndjekim.
Ne të intv.al do ju paraqesim 5 modelet e Instagramit që duhet t’i ndiqni patjetër, femrat për t’u inspiruar dhe meshkujt për të kënaqur sytë.
Viki Odintkova
Modele ruse, e cila është përfolur kohët e fundit se ka nisur një lidhje me kampionin e Formula 1, Fernando Alonso. Ajo punon si modele fitnesi dhe është e apasionuar me sportet ekstreme. Instagrami i saj është “bombë” për meshkujt dhe inspirues për femrat ku publikon foto shumë të nxehta.
Renee Somerfield
Modele e njohur australiane si dhe dizenjuese bikinish. Ajo numëron rreth 1.8 milion ndjekës në Instagram e jo më kot ka qenë pjesë e revistave të njohura si Maxim, Cosmopolitan. Gjithashtu Renne ka qenë imazhi i shumë firmave të njohura nëpër botë.
Fiona Barron
Me prejardhje meksikane por që jeton në Los Angeles, Fiona është një nga modelet më të bukura të Instagramit. Edhe pse ka 691k ndjekës në Instagram ajo nuk i ka shpëtuar syrit të Justin Bieber dhe në shtator të 2017-ës ata janë parë në momente të mira në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe u aludua se ishin në një lidhje.
Mathild Tantot
Vetëm 23-vjeç dhe është sensacion në Instagram me 1 milion ndjekës, e njohur si pronarja e linjës së bikinive “Khassani”. Fama e saj është rritur goxha në Instagram duke fituar shumë para nga fotot ku modelon linjën e saj të veshjeve. Motra e saj binjake, Pauline, është gjithashtu e njohur në Instagram dhe ka modeluar për të njejtën linjë.
Jen Selter
Ka superforma, është superseksi, e madje është një prej femrave me trupin më të bukur në botë.
Ajo ka mbi 11.9 milion “nxënës” (ndjekës) on-line që nga Instagram-i ndjekin lekisionet dhe ushtrimet e saj. Kjo është 24-vjeçarja Jen Selter, instruktorja amerikane e fitness-it që çdo ditë shoqëron 11.9 milionë ndjekësit on-line nga Instagrami në ushtrimet që ata mësojnë, për të mbajtur trupin sa më në formë. /intv.al