Albano Bogdo është një ndër aktorët më të njohur dhe të preferuar të humorit në Shqipëri.
Edhe pse mjaft i famshëm aktori gjithmonë ka preferaur që në jetën e tij private të jetë sa më i thejshtë dhe modest, duke e cilësuar këtë mënyrë jetese si viryt për çdo artist, pasuria e të cilit buron nga shpirti dhe jo nga materializmi.
Së fundmi, aktori ka marrë një vendim drastik për veten e tij, i cili ka vendosur që të shkëputet nga bota e teknologjisë.
“Kam vendour të dal e ta jetoj jetën sepse mendoj se jemi bërë skllevër të vërtetë të teknologjisë. Do të mendohem shumë të marr vendimin e duhur dhe me siguri, kam bindjen që përfundimisht do të më duhet të lë edhe ekranin sepse më lodh shumë”- ka shkruar Albano