Rita Ora i mahniti të gjithë shqiptarët me performancën e saj në sheshin Skënderbej. Ky shesh ishte mbipopulluar si kurrë më parë dhe skena kulmoi kur Rita Ora këndoi një miksim të një prej hiteve të saj me muzikën tradicionale të një prej valleve më të njohura shqiptare, asaj të Rugovës.
Kryebashkiaku i Tiranës, Veliaj, në shenjë mirënjohjeje, i dhuroi Rita Orës një çifteli, duke surprizuar kështu këngëtaren. Dhe nëse po mendonit se çfarë bëri Rita më çiftelinë, ajo na e thotë përmes një videoje.
Teksa udhëtoi ditën e sotme drejt Veronës ku dhe do të mbajë koncertin radhës, në aeroport ajo i ka habitur të gjithë të pranishmit teksa ka filluar të kërcejë valle ndërkohë që i dashuri i saj po i binte çiftelisë së dhuruar nga Veliaj.
Mos vallë Andrew Watt ishte edhe në Tiranë dhe ne se kemi parë?