INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk duhet neglizhuar! Alarmi i kequshqyerjes që vjen nga flokët tuaj

Nuk duhet neglizhuar! Alarmi i kequshqyerjes që vjen nga flokët tuaj

Publikuar më: 09:31 10-02-2019

Zbokth

Nëse vë re se ke zbokth, kjo do të thotë se dieta juaj nuk përmban acide yndyrore në sasinë e duhur, këto acide shërbejnë për të lubrifikuar trupin. Gjithsesi për të zgjidhur këtë problem mjafton të konsumosh dy pjata peshku në javë.

Flokë të dobët

Produktet me përmbajtje të lartë të acidit folik mbajnë flokët të bukur dhe të shëndetshëm, gjithsesi nëse niveli i acidit folik në trupin tuaj është më i ulët se norma, kjo do të bëjë që flokët tuaj të jenë të pashëndetshëm dhe të këputen. Për të zgjidhur këtë problem, mjafton të shtoni spinaqin dhe orizin në dietën tuaj.

Dalja e thinjave

Dalja e thinjave, ose flokëve të bardha, tregon mungesën e bakrit në turp. Bakri luan një rol të rëndësishëm në prodhimin e melaninës,pigmenti i cili shërben për t’i dhënë ngjyrë lëkurës, gjithashtu edhe flokëve./CNA.al

Article Logic
Execution time: 0.0034339427947998