INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

"Nuk duhet ta hedhësh trupin tutje"! Ciara rrëfen pse zgjodhi një lidhje pa seks [FOTO]

Publikuar më: 10:10 17-01-2017

Ata pritën deri sa u martuan, por më pas iu futën punës me kokë!

Ciara i qëndroi besnike vendimit të saj për të mos kryer marrëdhënie seksuale para martese me lojtarin e futbollit amerikan, Russell Wilson. Tashmë ajo rrëfehet për revistën Cosmopolitan South Africa se nuk ishte edhe aq e lehtë, madje ishte më e vështirë se ç’mund të imagjinohet. Por Ciara thotë se pavarësisht se nuk ishte e thjeshtë që të frenonin dëshirat fizike, në fund ajo ndjeu që krijoi një marrëdhënie më të fortë me yllin e NFL. Kështu këngëtarja e muzikës RnB tregon se çifti u përqëndrua tek miqësia duke ndërtuar kështu një bazë shumë të rëndësishme dhe të fuqishme që nuk humbet. Ndërkohë shton për të gjithë femrat se “trupi nuk duhet dhënë tutje”. Për të funksionoi mjaft mirë pasi artistja 31 vjeçare dhe kampioni 28 vjeçar i futbollit amerikan bënë me dije në tetor se po prisnin fëmijën e tyrë të parë.

ciara.jpg

ciarawil.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003741979598999