INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk duket në ekran, por Luana tregon sekretin e saj të dhimbshëm! [FOTO]

Nuk duket në ekran, por Luana tregon sekretin e saj të dhimbshëm! [FOTO]

Publikuar më: 18:31 27-12-2020

Luana Vjollca kishte përgatitur mbrëmjen e djeshme një emision festiv me rastin e Krishtlindjes. Emisioni zgjati më shumë se 2 orë dhe pas tij fshihet shumë punë e lodhje për të arritur perfeksionin. Menjëherë pas emisionit të djeshëm, Luana ka treguar se çfarë dhimbjesh përjeton duke qenë se duhet të mbajë edhe takat veshur për 2 orë të plota.

Ajo ka publikuar në Instagram një video të këmbëve të saj, që duken pak të dëmtuara nga këpucët dhe ka treguar se për 3 ditë i ka të mpira.

 Me këtë rast ajo ju ka treguar gjithë ndjekësve të saj se çfarë sakrifice duhet bërë për të realizuar një emision të suksesshëm dhe për t’u dukur bukur në çdo puntatë të tij.

“Po ju tregoj një sekret, një nga vështirësitë më të mëdha në realizimin e këtij emisioni është dhimbja e shpinës dhe këmbët e mpira për të paktën 2-3 ditë pas xhirimeve”, ka shkruar Luana përkrah videos.

gazeta.png

Article Logic
Execution time: 0.0037839412689209