INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk duroi më! Pas “bombave” të Shqipes, reagon e indinjuar Tea, ja e vërteta e lidhjes me Beartin: Je homofobike…

Nuk duroi më! Pas “bombave” të Shqipes, reagon e indinjuar Tea, ja e vërteta e lidhjes me Beartin: Je homofobike…

Publikuar më: 22:35 27-01-2021

Ish-konkurentja e “Për’puthen”, Shqipe Hysenaj, pas përjashtimin nga emisioni nuk u ndal kurrë së dëshmuari se Tea dhe Bearti, një ish-konkurrent i “Për’Puthen” janë përputhur jashtë emisionit.

Pak ditë më parë Shqipja publikoi një foto ku shihej që Tea shfaqej e veshur me një bluzë me dizajn ushtarak, teksa theksonte se bluza është e Beartit dhe citonte që ata dikur kanë qenë çift. Nuk mjaftoi vetëm kaq, por Shqipja postoi edhe një foto tjetër, ku sipas saj faktohej se Tea dhe Bearti po dilnin bashkë nga një hotel.

Ditën e sotme, Shqipja ka postuar një tjetër foto ku Tea dhe Bearti shihen dorë për dore duke ecur së bashku në mes të dëborës. Nuk dihet ende vërtetësia e fotos. (SHIKO KETU)

Mirëpo Tea sot ka vendosur të reagojë dhe të flasë për të të gjitha bombat që ka nxjerrë Shqipja. Ajo ka publikuar një nga një të gjitha fotot që ish-konkurrentja ka nxjerrë që nga e para kur pretendonte se Tea dhe Andi njiheshin bashkë prej 6 vitesh e deri tek ajo e fundit me Beartin. Tea e ka ironizuar Shqipen për të gjitha ato çfarë ka publikuar dhe shprehet se ajo e bën këtë gjë pasi i ka mbetur diçka peng.

Tea ka treguar se ajo nuk ndodhet në Bogë me Beartin dhe për ta vërtetuar këtë gjë ka publikuar një video nga ballkoni i shtëpisë së saj në Tiranë. Ndërsa për sa i përket bluzës, që Shqipja pretendonte se ja kishte marrë Beartit, ka treguar se në fakt e gjithë kjo është rastësi dhe se ata kanë blerë të njëjtën bluzë.

Ajo ka publikuar dhe një video të Shqipes kur shpërtheu në momentin që Graciano tregoi se ishte biseksual. Tea thotë se Shqipja është homofobike dhe për këta njerëz thuhet se ndrydhin ndjenjat e tyre.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038468837738037