Vendimi i një 50 vjeçari në Katania në Itali po bën xhiron e mediave botërore.
Ai ishte dënuar nga gjykata me masën arrest shtëpie për grabitje, por duket se nuk ka mundur të qëndrojë në një banesë me bashkëshorten e tij.
Pas një grindjeje rutinë ai ka hequr byzylykun elektronik dhe është paraqitur në burgun e Giarres duke iu shpjeguar rojeve se preferonte që të qëndronte në qeli, pasi sipas tij burgosja ishte shumë herë më mirë sesa bashkëjetesa me të shoqen.
Megjithatë, duket se 50-vjeçari nuk ka shpëtuar dot nga “makthi” i tij pasi gjykatësi vendosi ta kthente sërish në arrest shtëpie “i mbërthyer” nga byzylyku elektronik dhe gruaja.