INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk duroni dot zhurmën e përtypjes? Ka një shpjegim shkencor për këtë

Nuk duroni dot zhurmën e përtypjes? Ka një shpjegim shkencor për këtë

Publikuar më: 12:07 22-01-2017

Tingujt, siç është përtypja, acarojnë shumë njerëz. 

 

Ky fenomen ninjhet me emrin shkencor si mizofoni. Personat të cilët mbllaçitin zëshëm derisa janë duke ngrënë nuk konsiderohen si më të sjellshmit në botë. Mirëpo nëse kjo ju bën nervoz deri në atë masë sa që të ikni nga lokali, problemi është tek ju, jo tek ata.

Edhe pse tingujt e përditshëm shumicës së njerëzve u janë të pakëndshëm dhe i bëjnë nervoz, në rastin e mizofonisë tingujt mund të çrregullojnë plotësisht jetën e njeriut.

Konsiderohet që nga mizofonia vuajnë deri në 20 për qind e popullatës, edhe pse mjekët aktualisht po debatojnë se a është fjala për çrregullim psikologjik. Mizofonia, thjesht do të thotë “zëra të urryer”. Personat që vuajnë nga kjo sëmundje, kanë neveri tek zëra dhe tinguj specifikë.

Këta mund të jenë zëra gjatë ngrënies (përpirja, përtypja, shpëlarja e gojës me lëng), fërshëllima, takat, frymëmarrja e rëndë dhe shtypja në tastierë.

Si pasojë e këtyre tingujve, ata që vuajnë nga mizofnia, mërziten shpejt, irritohen apo bëjnë edhe veprime të pakontollueshme.

Shërimi i kësaj sëmundjeje, mund të bëhet përmes vizitave tek psikologu, meqenëse e tëra është tek truri, e jo te shqisa e mirë e të dëgjuarit.

Kjo sëmundje, nuk është e lindur apo e trashëguar, por zhvillohet në adoleshencën e hershme.

Të sëmurët nga mizofonia kanë probleme me funksionimin në jetën e përditshme dhe largohen nga shoqëria, ndërkaq nga ai çrregullim gjoja ka vuajtur edhe Nikola Tesla.

Article Logic
Execution time: 0.0035290718078613