Moderatorja Bora Zemani ka treguar në emisionin “Wake up”, se së bashku me Lori Hoxhën po diskutojnë për një projekt të ri televiziv shumë të madh, por nuk deshi të zbulojë më shumë.
“Kishim një plan me Lorin, e kemi diskutuar. Por derisa ta konkretizojmë, do e kemi në mendje unë dhe Lori. Nuk e di a është bërë ndonjëherë në Shqipëri, por edhe po të jetë bërë, siç e bën Topi… Nuk dua të flas më shumë se kaq”, u shpreh Bora.
Kujtojmë se më 1 janar moderatorja mbyll “Dancing With The Stars”, ndërsa drejton edhe “Përputhen”.