Olsi Bylyku u eliminua nga shtëpia e “Big Brother VIP”. Mirëpo disa ditë më parë teksa ishte ende në program, ai foli për ndarjen nga Egli Tako.
Olsi tha se është në dilemë nëse e ka dashuruar Eglin, apo ka pasur një pëlqim shumë të fortë për të.
“Unë sot e kësaj ditë them me vete: “A kam qenë i dashuruar apo s’kam qenë i dashuruar?” Ndoshta ka qenë pëlqim i fortë, unë kam dashur të jem me të.
Në momentin që unë e shikoja se isha më shumë i dhënë sesa duhet, sa vinte dhe po më kalonte koha për çdo gjë tjetër duke u munduar që marrëdhënia të ishte më perfekte”, duke shtuar se pamundësia për të arritur perfeksionin, ishte arsyeja e ndarjes.
Pas deklaratave të Olsit ka reaguar Egli Tako, ish-partnerja e tij. Ajo postoi një shprehje ku shkruhej: “Problemi është se njerëzit po urrehen kur janë të vërtetë dhe po duhen kur janë fallco”.