Kur përmendim fundin e muajit tetor në mendje na vjen padyshim festa e Halloëeen-it… E kur flasim për Halloween sigurisht që do të na duhet të flasim për veshjet e frikshme. Shumë persona preferojnë ta festojnë këtë ditë dhe zgjedhin metoda të ndryshme për tu grimuar, por trendi i ri nuk ka të bëjë fare me veshjet që supozohet të trembin shpirtërat e ligj, ashtu sikurse është edhe ideja e gjithë festës.
Dhe trendi i ri e ka emrin: të pasme si kungull.
Artistët e grimit dhe piktorët e trupit po përdorin aftësitë e tyre krijuese për të kthyer fund-shpinat e tyre në kunguj për të festuar festën drithëruese.
Sipas tyre, të pasmet kanë formën perfekte për t’u kthyer në kunguj. E vetmja gjë që duhet të bëni është të përdorni ndarjen si qendër duke vizatuar dhe një bisht sipër dhe pastaj pjesa tjetër do të shërbejë si trupi i kungullit. Kaq duhet dhe jeni gati për Halloween.