Oriola Marashi është padyshim një prej vajzave më të komentuara në shoëbizz-in shqiptar dhe është shumë aktive në rrjetet sociale ku i mban të përditësuar ndjekësit e saj. Dhe sa herë publikon foto të reja, Oriola merr goxha “feedback” pozitiv.
Ajo mban të informuar në çdo hap ndjekësit e saj përmes fotove provokuese në vendet e ndryshme që viziton, ndërsa së fundmi kemi parë që ka qenë për disa ditë pushime në Dubai.
Oriola shpesh herë është bërë pjesë e fushatave të firmave të njohura ndërkombëtare ku mund të përmendim GUESS, ndërsa së fundmi ka bërë një kërkesë për brandin botëror Victoria’s Secret.
Ajo ka publikuar një foto vetëm në të brendshme ku ka etiketuar kompaninë e famshme dhe u ka bërë thirrje që ta zgjedhin në gjirin e tyre.
“Victoria’s Secret më zgjidhni” ka shkruar Oriola dhe me të vërtetë duket shumë në formë.