Rudina Magjistari është sot një nga moderatoret e ekranit jo vetëm më të suksesshme, por edhe më jetëgjatë në ekran. Prej vitesh tashmë, ka lënë programet ku shfaqej një herë në javë dhe tani e shohim në emisionin e saj “Rudina”. Për karrierën e Rudinës ne dimë çdo gjë, ndërkohë që për jetën e saj private ajo ka qenë gjithnjë shumë e rezervuar.
Prezantuesja, e cila fton personazhet e njohur dhe i nxit ata që të ndajnë sa më shumë detaje nga jeta e tyre private, në fakt, vetë ajo nuk ka pasur shumë dëshirë ta bëjë këtë.
Por së fundmi duket se prezantuesja e njohur ka thyer rregullat që ajo vetë ka vendosur, duke na prezantuar ne një ndër njerëzit e saj më të dashur!
Kjo bukuroshe është Elin, mbesa e Rudina Magjistarit, për të cilën halla është shume krenare. Rudina ka postuar fotot e mbesës ne instagram pasi ajo sapo është diplomuar dhe ajo nuk mundi dot ta mbajë për vete gjithë krenarinë që ndjen për këtë arritje të mbesës.
“Krenaria dhe lumturia më ka mbushur shpirtin. Nuk rrija dot pa e ndarë këtu sot. Mbesa ime e sapodiplomuar tashmë. Mbesa më cool”: ka shkruar Magjistari nën foto dhe duhet ta pranojmë që ngjan shumë.