Kanë qenë një ndër çiftet që jetën e tyre kanë ditur ta mbajnë jo shumë në vëmendjen e të gjithëve, por ka qenë e vështirë pasi të dy janë mjaft të famshëm.
Edhe pse tani të ndarë, bëhet fjalë për Semi Jaupaj dhe Bojken Lakon.
Semi ka rrëfyer sot se një nga ëndrrat e saj më të mëdha ka qenë të jetonte jashtë vendit!
Kjo madje ka qenë një nga arsyet pse bëri celebrimin me Bojkenin.
“E adhuroja të jetoja jashtë, kjo ka qenë dhe një nga arsyet pse bëmë celebrimin, por Boku më mashtronte, duke mos e marrë shumë seriozisht këtë dëshire”-u shpreh ajo.
Ndersa sot Semi tregon se nuk i bën më përshtypje çfarë ka ëndërruar aso kohe!