Ajo që dihet eshtë se Noizy ka bërë një hap të madh në karrierën e tij duke u bërë pjesë e Universal Music.
Tashmë muzika e tij do t'i kalojë vërtet kufinjtë ndërkombëtarë. Por nuk dihej ana tjetër e medaljes. Një ndër kushtet që reperi duhet të plotësonte pas anëtarësimit në Universal, kishte lidhje me rrjetet e tij sociale, konkretisht me Instagramin. 30 vjeçari duhet të ndjekë aty vetëm artistët dhe jo personat e thjeshtë. Këtë e ka zbuluar vajza e njërës prej mikeshave të reperit, Dorina Memës, gjatë një videoje live. Ndaj nëse ndonjë të njohurit apo të afërmi të Noizy-t i ka mbetur hatri pse nuk ia ka kthyer follow-n, tani u sqaruat. /intv.al/