Këtë detaj Aurela na e kishte mbajtur të fshehtë deri tani.
Modelja shpesh servir për fansat foto mjaft seksi të cilat bëjnë që emri i saj të lakohet shpesh në lajme showbizi. Por në foton e postuar së fundmi, Aurela zbuloi një detaj tepër të ngjashëm me Kylie Jenner. Ashtu si kjo e fundit, edhe brunja shqiptare ka quka në fytyrë. Me siguri deri tani nuk e kemi kutpuar për shkak të make up-it që përdor, por teksa ka lënë lëkurën e fytyrës të marrë pak ajër në këto ditë të nxehta, modelja bukuroshe nuk e ka aspak problem të shkrepë një foto me qukat në fytyrë dhe ta ndajë atë me miqtë e saj në Instagram.