Kapiten në fushë, “kapiten” edhe në dasma!
Lorik Cana e ka shijuar në maksimum dasmën e Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt, veçanërisht momentin kur është shtruar sofra, dhe kanë filluar të këndohen këngët e vjetra, siç ndodh në dasmat shqiptare.
Ai madje nuk ka hezituar që në një moment të marr edhe vet mikrofonin duke kënduar këngën “Hajredin Pasha”, të cilën e kishte nisur Aurela Gaçe. Sigurisht që nuk është në nivelin e Aurela Gaçes, megjithatë e hijeshonte atmosferën duke hedhur edhe shuma të mëdha parash.