Armina Mevlani publikoi dje një foto nga fëmijëria krah Bieta Sulos dhe moderatorja e “Ftesë në 5”, e ripublikoi foton duke shtuar se këto ishin kujtime të hershme familjare. Kaq mjaftoi që të lindë pyetja se çfarë i lidh bashkë familjarisht, Arminën dhe Bietën?
Burime për Revistën Who bëjnë me dije se tezja e Arminës është nusja e xhaxhait të Bietës.
Mbledhjet familjare kur kanë qenë të vogla kanë qenë të shpeshta dhe Armina me Bietën e kalonin kohën gjithmonë bashkë.