INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk e dinit? Bashkëshorti i Alketa Vejsiut është një nga miliarderët e Shqipërisë, ja çfarë biznesi drejton

Nuk e dinit? Bashkëshorti i Alketa Vejsiut është një nga miliarderët e Shqipërisë, ja çfarë biznesi drejton

Publikuar më: 20:39 08-11-2017

Alketa Vejsiu është një nga moderatorët dhe sipërmarrëset më të njohura në vend.

 Por deri më tani nuk e dinim se ajo është bashkëshortja e një milioneri. Moderatorja e famshme ka 14 vjet me partnerin e saj, i cili është një emër mjaft i njohur në botën e biznesit. Ai është presidenti i një firme ndërtimi dhe i shumë bizneseve të tjera në vend.

 Por për shkak të punës së tij, Alketa ka refuzuar historikisht ta prezantojë bashkëshortin me publikun, ndërsa në rrjetet sociale fytyrën e tij nuk e ka nxjerrë kurrë. Sidoqoftë, këtë vendim moderatorja e ka justifikuar duke thënë se familjen e ka shumë të shenjtë për ta ndarë me publikun,-shkruan konica.al. “Ne jemi bashkë të lumtur, sepse kemi ditur të mos kufizojmë njëri-tjetrin në gjëra që cenojnë lirinë e zgjedhjeve! Bashkëshorti im ushtron një profesion tjetër jashtë kamerave, unë thjesht e respektoj!”, ka thënë Alketa në vitin 2015.

Article Logic
Execution time: 0.0038619041442871