INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk e dinit! Kjo është femra që i ‘çliroi’ gratë shqiptare nga ferexheja, zbulojeni [FOTO]

Nuk e dinit! Kjo është femra që i ‘çliroi’ gratë shqiptare nga ferexheja, zbulojeni [FOTO]

Publikuar më: 16:36 12-11-2017

Gazeta franceze, “Paris-soir”, ka botuar, të premten e 26 nëntorit 1937, në faqe të parë dhe të shtatë një shkrim për princeshën Maxhide dhe emancipimin e grave shqiptare, se si janë çliruar ato nga ferexheja por edhe nga tutela mashkullore.

Nga: Aurenc BEBJA

“Ndodhi një revolucion i vërtetë.

Pranverën e kaluar, një dekret i Mbretit Zog të Shqipërisë shpalli barazinë mes gruas dhe burrit, dhe ndaloi ferexhen në të gjithë mbretërinë, e cila ishte vendi i fundit në Ballkan që u qëndronte ende besnik shumicës së traditave myslimane.

Pra, nesër, në përvjetorin e çlirimit të Shqipërisë, një batalion i grave do të marrë pjesë në paradën e madhe ushtarake. « Amazonat » e reja do të paraqiten me uniformën e zakonshme ushtarake : kaskën, çizmet, maskën e gazit, pushkën dhe mitralozin.

Ato do të komandohen nga Princesha Maxhide, një nga gjashtë motrat e Mbretit Zog, gruaja që ka bërë më së shumti për emancipimin e grave shqiptare. Ajo mban gradën e togerit në gardën mbretërore.

Nga ferexheja tek mbajtja e kaskës, në tetë muaj, gratë e Shqipërisë kanë bërë një rrugë të gjatë për t’u çliruar nga tutela mashkullore”, shkruan panorama.

Për më shumë shikoni fotot e mëposhtme:

image-13.jpgimage-1-5-e1510499028359.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034768581390381