Kalorësja Laura Barry ka vdekur në moshën 25-vjeçare, vetëm dy ditë para se të martohej. Sportistja luftoi me sëmundjen e kancerit për një kohë të gjatë, por nuk ishte në gjendje të shërohej, ndërkohë që sëmundja avancoi duke e lënë të paralizuar, raporton e përditshmja britanike “The Sun”.
Ajo do të martohej me të fejuarin e saj Ben Hamilton të shtunën, por në mënyrë të trishtë u largua nga jeta të enjten në mbrëmje. Mikesha e saj më e mirë, shoqja e garave me kuaj Gemma Tutty, tha se ajo ishte jashtëzakonisht trime. "Ajo ishte kaq e jashtëzakonshme, trime dhe luftoi me këmbëngulje deri në fund. Ne kemi kujtime së bashku që do të zgjasin një jetë dhe unë jam aq mirënjohëse që gara na njohu së bashku. Jam shumë krenare se ajo ishte mikesha ime më e mirë”-i tha ajo “Post Racing”.
Barry filloi të kishte probleme në këmbën e saj dy vjet më parë dhe u diagnostikua shpejt me një formë të rrallë dhe të rrezikshme të kancerit që kapte pjesën nervore të shpinës dhe të sistemit nervor. Sëmundja u përhapë shpejt dhe e la të paralizuar këmbën e saj të majtë, dhe aq agresiv ishte tumori sa që nuk mund ti nënshtrohej as kimioterapisë. Në vend të kësaj, familja e saj siguroi ilaçe të tjera jashtë vendit, por për fat të keq nuk mund të bëhej asgjë. Karriera e Laurës si kalorëse ishte vetëm në fillim kur ajo u diagnostikua me sëmundjen, por ajo sërisharriti të linte shenjënë këtë sport.
Karriera e Laurës
Momentet më të mira të karrierës së saj përfshinin përfaqësimin e Irlandës në Serinë Aparike të Shefit të "Shejh Fatima Bint Mubarak" në San Francisko si dhe fitimin e një kupe kampionati. Gjatë kohës që garonte, ajo fitoi 18 herë nga 193 gara ku mori pjesë. Trajneri i saj, Richard Fahey, i tha Post Racing se "ajo ishte një person i mrekullueshëm, dhe se ajo vdiq me dinjitet. “Ishte një super vajzë dhe është kaq shumë i trishtuar ky lajm për të gjithë. Është e tmerrshme. Ajo do të martohej nesër. Një vajzë për të cilën jam shumë krenar që e kam njohur, ajo ishte thjesht një vajzë e mrekullueshme "-tha ai.