Rudina Magjistari është një nga moderatoret më të mira shqiptare të cilën prej vitesh e kemi parë në ekran. Mirëpo jetën e saj private e ka mbajtur shumë hermetike. Moderatorja është munduar që gjithnjë të ruajë privatësinë e vajzës, duke u munduar që në postimet në rrjetet sociale vogëlushes Mia të mos i duket fytyra.
Mirëpo së fundmi duket se Rudina "ka thyer" rregullin. Ajo ka publikuar disa orë më parë një foto në Instagram, ku shfaqet duke luajtur me vajzën. “Me zemrën time”, shkruan moderatorja. Në foto duket se Mia ka ndryshuar shumë pasi është rritur.