Trekëndëshi Bora-Donald-Beatrix nuk ishte i vetmi i krijuar brenda shtëpisë së ‘Big Borther Vip’ dhe këtë pohim jua themi me plot bindje! Ndryshe nga raportet e dashurisë që palët e sipër përmendura krijuan me njëri-tjetrin në këtë format lindi edhe një miqësi e pastër mes tre personazheve të tjerë, Iliri-Monika dhe Sabianit.
Treshja, kalonin kohë në shoqërinë e njëri-tjetrit teksa përfshiheshin në debate me palën tjetër të banorëve derisa Monika ishte ajo që e ‘prishi’ këtë marrëdhënie me njërin nga djemtë
Bëhet fjalë për Ilirin, me të cilin aktorja zhvilloi një diskutim dhe gjatë një nate ‘prime’ kur Arbana kërkoi nga banorët të thonin emrat e njërit që ata dëshironin të shpëtonin Monika zgjodhi Donaldin. Disa ditë më parë, Monika ka festuar ditën e saj të lidnjes dhe ajo që ra në sy ishte mungesa e Sabianit ndryshe nga shumica e banorëve të cilët ishin pjesë e festës.
Gjatë një interviste të zhvilluar në ‘Wake Up’ Sabiani ka treguar se: “Nëse më do të më kishte ftuar, do të shkoja”.
Ndër të tjera ai ka treguar se mes tyre nuk ka komunikim. Ai tha se janë takuar te ditëlindja e Big Mama-s, dhe janë përqafuar, por vetëm kaq.