Pak kohë më parë, Argjend Rraci u largua nga “Përputhen” për shkak se kishte njohur një vajzë jashtë programit. I ftuar së fundmi në “N’Kosovë Show”, Argjendi tregoi si është njohur me vajzën në fjalë.
Ai tha se vajza është nga Kosova dhe gjithçka ka nisur në "Instagram". Përsa i përket “Përputhen”, Argjendi u shpreh se nuk po shihte asgjë interesante në program.
“Mund të kisha nejt edhe ma gjatë, por nuk pashë asgjë interesante ose dritë në tunel më aty brenda. Pëlqimi aty brenda po zhdukej dhe unë takova dikë jashtë që po më lindte një pëlqim dhe ja thashë edhe produksionit.Vajza është e Kosovës, e kam njohur nëpërmjet Instagramit, kemi pasë një bisedë normale e të lezetshme", tregoi ai.