Oriola Marashi është padyshim një prej vazjave më seksi dhe gjtihashtu një prej më "kontraversaleve" në showbizz-in shqiptar. Ajo së fundmi në rrjete sociale u përfol edhe për një sherr me reperin Noizy, por tani u sqaruan dhe u bënë sërish miq në Instagram.
Modelja njihet jo vetëm për fotot e saj mjaft sensuale, por dhe për komentet mjaft pikante që shpesh herë ve si përshkrime të fotove apo në komentet në të cilat u kthen përgjigje ndjekësve të saj.
Postimet e saj të fundit në rrjete sociale janë epike dhe me siguri çdo vajzë e kupton më së miri, saqë shumë prej tyre mund të kenë marrë të njëjtin vendim. Oriola “ka dy fjalë” me makinën e depilimit, pasi ka vendosur të depilohet njëherë e mirë me ‘laser’ dhe t’ju thotë lamtumirë qimeve në trup!