INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

"Nuk e ka takuar kurrë djalin", Ish-partnerja e Meritonit hedh akuza ndaj tij!

Publikuar më: 15:37 29-01-2024

Moderatori nga Kosova, Meriton Mjekiqi është një nga personazhet më të përfolur në shtëpinë e ‘Big Brother Vip Albania’ pas afrimitetit me gazetaren Ilnisa Agolli. Dyshja janë parë më të afërt se kurrë ditët e fundit, ku ndër të tjera mbrëmjen e së shtunës shkëmbyen edhe puthjen e tyre të parë në buzë.

Në klipin prezantues të tij, Meritoni përveç karrierës dhe karakterit të tij theksoi se është edhe baba i një djali të cilin e ka mbajtur larg vëmendjes së mediave edhe raportin me të.

Rreth kësaj deklarate ka reaguar edhe ish-partnerja e tij, mamaja e djalit, ku në një rrëfim të gjatë në Instastory thekson se Meritoni nuk i ka dhënë djalit as mbështetje monetare e as atërore pasi nuk janë takuar kurrë. Në shkrimin e saj të gjatë, ajo kërkon që të mos përmendet as ajo e asaj djali, as për mirë e as për keq.

Article Logic
Execution time: 0.0036299228668213