INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Nuk e keni idenë çfarë po vjen' Tayna sapo konfirmoi super-bashkëpunimin me Dafinën me këtë FOTO?

'Nuk e keni idenë çfarë po vjen' Tayna sapo konfirmoi super-bashkëpunimin me Dafinën me këtë FOTO?

Publikuar më: 17:27 02-08-2019

Tayna është kthyer në një nga reperet më të komentuara në media që kur publikoi videoklipin e parë e deri më sot që numëron hite të njëpasnjëshme dhe sukses të paparë.

Së fundmi Tayna, e ftuar në Prive për një intervistë 60 sekondëshe u pyet edhe në lidhje me bashkëpunimet dhe u shpreh se shumë shpejt do lançojë një bashkëpunim me një artiste femër.

“Prive” ka zbuluar se Tayna ka bashkëpunuar me Dafina Zeqirin dhe kënga e tyre do të lançohet së shpejti.

‘Kënga tashmë ka përfunduar në studion e Cricket dhe do jetë ritmike për këtë verë.

Nuk dihet saktë ende data e publikimit sepse varet nga projektet respektive të dy artisteve por nuk do të vonojë shumë’ – ka deklaroi burimi i rezervuar për Prive.al.

Kënga mendohet se do të titullohet “Bye Bye” dhe mendohet se do të jet një hit i padiskutueshëm.

Por, teksa fillimisht po dyshonim nëse këto 'thashetheme' për këtë bashkëpunim ishin të vërteta ose jo, Tayna ditën e sotme në Instastories ka lënë të kuptohet se ky bashkëpunim do të realizohet. 

"Nuk e keni idenë se çfarë ju pret," ka shkruar Tayna në Instastories. 

2gq3wrg.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035719871520996